Ndërlidhjet

PRAGË


Çekët filluan sot pasdite të votojnë pro apo kundër anëtarësimit në BAshkimin Evropian dhe nëse përgjigja e tyre është po, Çekia anëtarësohet në maj të vitit të ardhshëm. Në prag të votimit, kryeministri Vladimir Shpidla apeloi te votuesit që t'i thonë "po" bashkimit. Presidenti Vacllav Klaus i sugjeroi qytetarët të votojnë, por nuk ofroi mbështetje për anëtarësim. Referendumi vazhdon edhe nesër dhe anketat tregojnë se më shumë se 70 për qind të 10 milionë çekëve do ta përkrahin bashkimin me Unionin Evropian.
XS
SM
MD
LG