Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit Kollin Pauell, thotë se Shtetet e Bashkuara duan të shohin që Izraeli të jetë i përmbajtur ndaj hakmarrjes kundër sulmeve palestineze, por gjithashtu edhe ndalje të sulmeve terroriste kundër Izraelit.
" E dimë se ka pasur biseda të mira ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve dhe të dy palët kanë paralajmëruar se duan t'i mbeten besnikë zotimeve që bënë para botës dhe presidentit Bush javën e kaluar. Ne vazhdojmë me planin paqësor dhe përpiqemi t'i shtyjmë dy palët të ndërmarrin hapa që munguan në fazën e hershme të planit", tha Pauell.
XS
SM
MD
LG