Ndërlidhjet

JERUSALEM


Zyrtarët palestinezë dhe izraelitë të sigurisë, kanë filluar një seri bisedimesh të nivelit të lartë, për të diskutuar mundësinë e ndërprerjes së dhunës.
Nga ana e Izraelit nuk ka pasur deklarim zyrtar mbi bisedimet, derisa palestinezët i kanë cilësuar ato si pozitive.
Radioja e ushtrisë izraelite, ka bërë të ditur se forcat izraelite po përgatiten të tërhiqen nga Rripi i Gazës, por nuk kanë thënë se kur do të fillojë tërheqja.
I dërguari amerikan për rajonin, John Wolf takohet pasditen e sotme me kryeministrin Ariel Sharon si dhe me përfaqësues palestinezë.
XS
SM
MD
LG