Ndërlidhjet

PARIS


Rreth 1'300 policë dhe oficerë të sigurisë së Francës kanë kontrolluar 13 qendra dhe kanë arrestuar 165 persona, të cilët i takojnë një organizate opozitare iraniane që vepron në mërgim.
Ali Safari, zëdhënësi i organizatës në fjalë, i ka cilësuar si "të pajustifikueshme" aksionet e policisë franceze.
Kjo e fundit ka deklaruar se bëhet fjalë për qendra ku janë zhvilluar operacione financiare të dyshimta.
Grupi "Muxhahedinët e Popullit të Iranit" është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Brukseli.
XS
SM
MD
LG