Policia e UNMIK-ut ka arrestuar dy shqiptarë nga Kosova, nën dyshimin se e kanë rrëmbyer dhe keqtrajtuar fizikisht një shqiptar tjetër në komunën e Kastriotit, ish Obiliqit.
Zëdhënësi Derek Chapell tha se dy të dyshuarit janë pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, për të cilët policia do të kërkojë paraburgim 30 ditësh për të konfirmuar motivet e ngjarjes.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kreu i TMK-së duke urdhëruar largimin e menjëhershëm të kapter Beqir Prokshit dhe toger Sami Kodrës nga radhët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.