Ndërlidhjet

UASHINGTON/VIENË


Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë armë bërthamore në Iran.
Në Vjenë, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Kenneth Brill, i ka ripërsëritur pohimet e Shteteve të Bashkuara se Irani vazhdimisht "i ka shkelur" detyrimet që i ka marrë me marrëveshjen për mosliferimin e armëve bërthamore.
Në Uashington, foli edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Fleischer.
"Kemi shqetësime të mëdha, kur një vend që noton mbi pasuritë natyrore, siç janë nafta dhe gazi i Iranit, dëshiron të zhvillojë energji bërthamore për qëllime civile. Ata kanë me bollëk naftë dhe gaz, dhe nuk u duhet energjia bërthamore ", tha Fleischer.
XS
SM
MD
LG