Erhard Busek, koordinator i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Busek, të shtunën në Vjenë deklaruat se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të presin shumë nga Samiti i Bashkimit Evropian në Selanik, kur është fjala për shpresat e tyre për integrimin në Evropë. Çfarë do të thotë kjo?
ERHARD BUSEK
Është folur shumë për një sasi të madhe parash që do të investohen, si dhe për datat konkrete të hyrjes në Bashkimin Evropian. Megjithatë mendoj se kjo është qasje e gabuar, sepse në këtë rast, shumica do të mendonin se në Samit nuk është arritur kushedi se çfarë. Me sa e di unë, përgatitjet rrjedhin me mjaft sukses, janë konfirmuar hapat e ardhshëm dhe ekziston mundësia e përgjithshme për pranimin e tërë rajonit në BE. Por nuk duhet harruar se Bashkimi Evropian duhet ta ketë parasysh faktin që vendet anëtare do të rriten nga 15 në 25, dhe kjo sipas meje, do të çojë në ndryshime në të ardhmen. Të gjithë duhet të mësohemi të sillemi në rrethana të tilla.
RADIO EVROPA E LIRË
Përfaqësuesit kryesorë të Ballkanit Perëndimor, në mbledhjen e fundit në Ohër kërkuan nga Bashkimi Evropian të përcaktojë kriteret konkrete që duhen përmbushur, para se të hyjnë në union, që do të ishte bazë për reformat e mëtejme, me të cilat vendet ballkanike do t'u afroheshin standarteve evropiane.
A do të përcaktohen kritere të tilla në Samitin e Selanikut?
ERHARD BUSEK
Mendoj se kjo është mjaft e qartë. Fjala është për respektimin e rregullave të Bashkimit Evropian. Duhet të përmbushni kriteret e Kopenhagës, e sidomos parimet për hyrjen në këtë institucion. Megjithatë, mendoj se për këtë duhet kohë. Nuk mjafton vetëm të bisedohet, duhet që këto ndryshime të përligjen.
RADIO EVROPA E LIRË
Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka thënë se për statusin e Kosovës nuk do të vendosin bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por referendumi në Kosovë, i cili do të vijë pas negociatave mirë të përgatitura, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara. Ato sipas tij mund të fillojnë vitin e ardhshëm, kurse i tërë procesi i përcaktimit të statusit final të Kosovës do të përfundonte deri në fund të vitit 2004, respektivisht 2005.
ERHARD BUSEK
Konsideroj se qarkullojnë shumë mendime në pajtim me dëshirat. Megjithatë, jam i bindur se të gjitha çështjet kontestuese në rajon duhet të zgjidhen përmes dialogut, dhe kjo vlen edhe për Kosovën, sepse gjithçka që ndodh është e ndërlidhur dhe ndikon në gjërat e tjera. Njerëzit në këtë rajon duhet ta dinë, dhe kjo para së gjithash vlen për zhvillimin ekonomik, se Bashkimi Evropian e sheh rajonin si tërësi. Neve na duhen zgjidhje të përhershme në Evropën Juglindore. Mendoj se edhe ky është një parakusht për hyrjen në strukturat evropiane, sepse anëtarësimi në Unionin Evropian gjithashtu është zgjidhje e përhershme.
RADIO EVROPA E LIRË
Ndërkohë, derisa vendet ballkanike janë jashtë Bashkimit Evropian, cilat do të jenë prioritetet për Ballkanin?
Disa herë e keni përmendur nevojën e zgjidhjes së problemit të refugjatëve, të tregtisë ilegale me armë, krimit të organizuar dhe të tjera.
ERHARD BUSEK
Mendoj se kemi prioritete të ndryshme në fusha të ndryshme. Duhet t'i çojmë përpara demokracitë lokale, si dhe të përmirësojmë gjendjen në mediat. Nevojitet edhe përmirësimi i infrastrukturës. Njëkohësisht duhen tërhequr më shumë mjete për investime në ndërtimin e ndërmarrjeve të reja. Patjetër diçka duhet bërë edhe me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Bëhet fjalë për fusha të ndryshme, në të cilat mendoj se po bëjmë përparime. Është e vërtetë se gjendja ndryshon nga vendi në vend, por mendoj se kjo është detyra kryesore. Gjithashtu nuk duhet harruar se popujt e Evropës Juglindore duhet të mësojnë të bashkëjetojnë. Kjo nënkupton bashkëpunimin ndërmjet shteteve, sepse edhe vetë integrimi evropian në fakt, paraqet shkallën më të lartë të një bashkëpunimi ndërshtetëror.
Intervistoi Dragan Shtavljanin