Nadie Ahmeti
Në një ndërtesë të papërfunduar vetëm disa metra larg nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, shefi i kësaj Organizate, Paskal Fieski, publikoi raportin mbi të drejtat pronësore në Kosovë, duke shpjeguar fillimisht se ndërtesa ku mbahej takimi me gazetarë është ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
"Pronari pastaj bëri kërkesë për të legalizuar këtë ndërtesë, gjë të cilën mund ta bëjë. Megjithatë, pronësia e truallit s’mund të përcaktohej kështu që ndërtesa s'mund të legalizohej nga komuna", tha zoti Fieski duke shtuar se deri më sot nuk nuk ka pasur zgjidhje të kësaj ankese për shkak të mungesës së dokumentacionit që vërteton pronësinë. Duke e krahasuar raportin e këtij viti me ato të mëparshmet, nëpërmjet këtij ilustrimi, zoti Fieski bëri të ditur se në të drejtat pronësore qytetarët përballen me probleme ligjore, megjithë faktin se janë arritur disa përmirësime.
"Meqë procesi i përgjegjësive është në vazhdim, presim nga institucionet e përkohshme që të marrin përgjegjësitë e veta edhe në fushën e të drejtave pronësore", tha shefi i OSBE-së. Ai këtë raport ia dorëzoi Ministrit për Shërbime Publike, Jakup Krasniqit, i cili tha se në institucionet e Kosovës akoma nuk është formuar një autoritet i duhur që do të mbronte pronën private dhe të ndalonte keqpërdorimin e pronës shoqërore.
"Në këtë rast institucionet e Kosovës, OSBE-ja dhe administarata e UNMIK-ut , duhet të bëjnë më shumë që prona t’u kthehet pronarëve, të gjithë atyre që dikush padrejtësisht ua ka marrë," tha zoti Krasniqi, i cili shpreson se shpejti do të veprojë ligji në tërë Kosovën.
Ndryshe, në raport vlerësohet se burimi kryesor i konflikteve pronësore është mungesa e dokumentacionit nga arkivat, të cilat janë zhdukur pas përfundimit të luftës në Kosovë. Gjithashtu thuhet se në këto konflikte rol të padëshirueshëm ka luajtur edhe korniza e ngatërruar ligjore mbi pronën, dështimi i disa qeverive komunale në ndjekjen e procedurave të shpronësimit dhe ndërtimet e paligjshme.