Ndërlidhjet

U JEPNI VENDEVE TË BALLKANIT VENDIN E TYRE PËRKATËS NË EVROPË


"IHT"



Projekti historik i integrimit të Evropës nuk do të jetë i tërësishëm gjithnjë deri sa në këtë proces nuk përfshihen edhe vendet e Ballkanit Perendimor.
Ndonëse Komisioni i Unionit Evropian pranon se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perendimor është i pashmangshëm ky premtim rrezikon të jetë jo i sinqertë.
Rreziku qëndron te fakti që deri në antarësim ato do të lejohet të mbeten prapa sa i përket zhvillimit dhe jo t'u afrohen parametrave të Unionit Evropian.
Madje edhe ndërmjet vetë tyre, dallimet janë duke u shtuar, sepse tashmë Bullgaria dhe Rumania po marrin ndihmë dhe mbështetje zemërgjërë nga Unioni Evropian për reformat strukturale dhe rurale. Thellimi i dallimeve të këtilla është kërcënim për të gjithë.
Kuptohet aktualisht është shumë e hershme t'u ofrohet këtyre vendeve statusi formal i kandidatëve për anëtarësim në Unionin Evropian, por nuk ka asnjë arsye që të mos hartohet një program i para-hyrjes në Union që do të intensifikonte kohezionin social dhe ekonomik të kontinentit.
Në këtë kontekst, Greqia tashmë ka propozuar shpenzimin e 300 milionë dollarëve shtesë për vendet e Ballkanit Perendimor nga buxheti i Unionit me qëllim të nxitjes së zhvillimit të tyre ekonomik.
Ky plan dërgon sinjal te popujt e shumë-vuajtur të Ballkanit Perendimor se ata do të jenë të mirëseardhur në Union.
Hap tjetër do të ishte miratimi i një qëndrimi sipas të cilit Ballkani Perendimor më nuk ka nevojë për ndihmë humanitare, por për tejkalim të problemeve të thella strukturale, siç është produktiviteti i ulët bujqësor, de-industrializimi e të ngjashme.
Sinjal tjetër që do të dëshmonte zotimin e Unionit ndaj Ballkanit do të ishte lehtësimi i regjimit të vizave siç është vepruar me Kroacinë.
Vetëm bashkëpunimi ndërparlamentar, dialogu politik, ngritja e institucioneve dhe programet siç është ai për këmbimin e studentëve nuk do të mjaftojnë.
Pa një rritje sistematike ekonomike në Ballkanin Perendimor nuk do të ketë stabilitet afatgjatë dhe demokraci.
Qëndrimi minimalist (ndihma e pamjaftueshme) do të bëjë që krimi i organizuar, migrimi dhe trafikimi nga Ballkani Perendimor të vazhdojnë të barten në Unionin Evropian.

XS
SM
MD
LG