Ndërlidhjet

KOSOVA - ÇËSHTJE E PAZGJIDHUR DHE E LËNË PAS DORE


"ECONOMIST"(Londër)



Ndërsa vendet tjera të Ballkanit gradualisht janë duke forcuar lidhjet me Unionin Evropian, Kosova ka mbetur jasht këtij procesi, ndihet e vetmuar dhe në ankth.
Pavarrësisht nga kjo liderët kosovarë shpresojnë se gjërat mund të ndryshohen. Shqiptarët shpresojnë se së shpejti do të fillojnë bisedimet me qeverinë serbe, mbase muajin e ardhshëm, që do të ishte një hap i madh përpara, sepse do të mund të zgjidhen çështje praktike me interes të përbashkët.
Nga përfundimi i luftës, me parlamentin dhe qeverinë e zgjedhur, Kosova ka bërë një hap të madh përpara. Megjithate, institucionet e saj mbeten të brishta, ndarjet etnike të ashpra, 57 për qind të kosovarëve janë të papunë, ndërsa të ardhurat mesatare janë vetëm 220 dollarë. Kryeministri Bajram Rexhepi ankohet se misioni i Kombeve të Bashkuara mban shumë pushtet në duart e veta.
Shqiptarët e Kosovës shpresojnë se pas fillimit të bisedimeve me Serbinë, vendi mund t'u kthehet rrjedhave të përgjithshme në Ballkan dhe do t'u bashkohet lëvizjeve drejt Unionit Evropian.
Procesi i afrimit me Unionin Evropian tashmë ka filluar, ashtu siç ka filluar edhe në vendet tjera ballkanike, por shumë probleme në Kosovë madje nuk mund as të shestohen pa qartësimin e statusit final.
Pavarrësia e plotë, ndarja, apo diç në mes?
Disa serbë kanë filluar të mendojnë për pavarrësinë, me autonomi të garantuar për serbët në pjesën veriore dhe me një status special për manastiret serbe në jug të Kosovës.
Sidoçoftë, e ardhmja e Kosovës duhet të varret nga një marrëveshje me Serbinë. Statusi i Kosovës megjithate nuk mund të zgjidhet nëse më parë Serbia dhe Mali i Zi nuk zgjidhin problemin e marrëdhënjeve të tyre të ndërsjella.
Pavarrësisht, nga të gjitha, Kosova është duke rrëshqitur drejt një forme të pavarrësisë.


XS
SM
MD
LG