Ndërlidhjet

VIENË


Mandati i shefit të UNMIK-ut Mihail Steiner përfundon të hënën, dhe derisa Prishtina dhe Beogradi atë e kritikojnë, ai bën një bilanc pozitiv, vlerëson agjencia austriake e lajmeve.
"Steinerit i duhej ta pranojë kritikën e rëndë nga politikanët shqiptarë dhe serbë. Nexhat Daci e ka quajtur instrument të imperializmit serb, kurse Nebojsha Çoviq dorë e zgjatur e aspiratave të shqiptarëve. Fakti se të dyja palët janë të pakënaqura, tregon se ai ka bërë punë të mirë, ndërsa UNMIK-u gjendet në rrugën e drejtë", transmeton agjencia.
"Përderisa Prishtina e mbështet vetëm pavarësinë, Beogradi mundohet që Kosova të mbetet në kuadër të Serbisë dhe Malit të Zi. Për ndarjen e Kosovës nuk ka kurrfarë deklarimesh. Megjithate, disa qarqe brenda bashkësisë ndërkombëtare mendojnë që pjesa e Kosovës e banuar me serbë të ndahet dhe t'i bashkangjitet Serbisë", transmeton agjencia austriake e lajmeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG