Ndërlidhjet

TIRANË


Ministrat e jashtëm të vendeve që lidhen me Korridorin 8, kanë shprehur sot në Tiranë angazhimin politik për të përshpejtuar punimet për infrastrukturën e këtij projekti. Ministrat e jashtëm të Shqipërisë, të Turqisë, të Bullgarisë dhe të Maqedonisë diskutuan edhe për mënyrat për përmirësimin e transportit dhe të komunikimeve dhe të sektorëve të tjerë të infrastrukturës. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i jashtëm i Italisë, Franko Fratini dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të minsitrisë së jashtme të Greqisë.
XS
SM
MD
LG