Ndërlidhjet

BUDAPEST/PRISHTINË/BRUKSEL


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi u lirua pasi ishte arrestuar në aeroportin e Budapestit, kanë informuar burime të PD në Prishtinë. Pas kësaj ai kishte vazhduar rrugën për në Paris. Ai ishte arrstuar sipas një fletëarresti të vitit 1993 nga regjimi i atëhershëm në Serbi. Burime nga UNMIKU kanë thënë se kontakti i kryeadministratorit të Kosovës Mihael Shtajner me ministrin e jashtëm hungarez ka ndihmuar në zgjidhjen e situatës. Nga Brukseli është bërë e ditur se në përpjekjet për lirimin e Hashim Thaçit ishte i përfshirë edhe zyrtari i lartë i BE-së, Havier Solana.
XS
SM
MD
LG