Ndërlidhjet

NJU JORK


Shefi i inspektorëve të armatimit të Kombeve të Bashkuara, Hans Blix, që është në përfundim të mandatit të tij, deklaroi sot para reporterëve se "disa muaj më tepër të inspektimeve të armatimit në Irak, ndoshta do të kishin hedhur më shumë dritë në këtë çështje". Mëtutje Hans Bliksi tha "mendoj se të gjithë tash shpresojmë ta shohim një të ardhme më stabile në Irak. Sot situata nuk duket shumë e mirë por të shpresojmë se nga e gjithë kjo do të bëhet më mirë. Mbi të gjitha unë dëshiroj ta shohë Lindjen e Mesme të liruar nga armatmi për shkatërrim në masë".
XS
SM
MD
LG