Ndërlidhjet

BAGDAD


Administratori i Shteteve të Bashkuara në Irak, Paul Bremer ka deklaruar se sulmet kundër trupave të koalicionit dhe caqeve ekonomike irakiane janë shenjë e dëshmrimit të thellë të një pjese të mbështetësve radikalë të presidentit të dëbuar Saddam Hussein, të cilët do të mposhten.
''Ky grusht individësh të mbetur që nuk kanë dëshirë të gjallërojnë në këte Irak të ri e të lirë, nuk është për t'u befasuar që bëhet gjithnjë e më shumë i dëshpruar'', ka thënë Bremer, duke theksuar se atyre nuk do t'u lejohet që të lëndojnë popullin irakian.
Administratori Bremer ka folur pasi në dy sulme të veçanta ishin plagosur edhe gjashtë ushtarë tjerë amerikanë, kurse në një incident tjetër ushtarët amerikanë kanë vrarë dy irakianë.
XS
SM
MD
LG