Ndërlidhjet

BETLEHEM


Trupat izraelite u tërhoqën sot nga Betlehemi duke hapur rrugën që policia palestineze të marrë kontrollin e sigurisë në ate qytet të Bregut Perëndimor.
''Ne shpresojmë se tërheqia e pardjeshme nga Brezi i Gzës dhe tërheqja e sotme nga Betlehemi do të n'a tregojë se palestinezët janë të gatshëm të luftojnë terrorizmin dhe të shkatërrojnë infrastrukturën e terrorizmit e dhunës që vjen nga këto territore'', deklaroi ministri i Jashtëm izraelit, Silvan Shalom.
Ky hap është pjesë e një marrëveshje për sigurinë që dy palët shpresojnë se do t'e përparojë planin e mbështetur ndërkombëtarisht për paqën Izraelito-Palestineze.
XS
SM
MD
LG