Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder ka kërkuar nga kryeministri italian Silvio Berlusconi të kërkojë falje për krahasimin që i ka bërë ligjvënësit gjerman, Martin Schulz, me rojat e kampeve të përqëndirimit në kohën e nazizmit.
"Pres që kryeministri italian të kërkojë falje zyrtarisht për krahasimin e tij të papranueshëm", tha kryeministri gjerman Schroeder.
Incidenti ka ndodhur gjatë punimeve në Parlamentin Evropian kur deputeti gjerman Schulz ka folur mbi konfliktin e interesave të Berlusconit si kryetar qeverie dhe pronar mediash.
XS
SM
MD
LG