Ndërlidhjet

A EKZISTON PLANI PËR DALJE NGA IRAKU?


Washington Post

Para dy javësh, në senatin amerikan, Robert Byrd nga Virgjinia Perëndiomore e kishte shtruar këtë pyetje: kur ata do të kthehen në shtëpi?

Dje është raportuar se gjenerali amerikan Ricardo Sanchez, komandant i forcave tokësore në Irak, në një konferencë për media ka thënë se në 45 ditët e fundit, kundër forcave amerikane dhe britanike, ishin ndërmarrë mesatarisht nga 13 sulme në ditë.

Aksionet e përditshme nga ana e sulmuesve të sofistikuar në Irak, që mendohet se është mundur, nuk ishte menduar se do të ndodhnin nga shumica e amerikanëve kur djemtë e tyre, vajzat, gratë dhe burrat ishin nisur për në Lindjen e Mesme. Prandaj, nuk është jolojale për njerëzit që të pyesin se si dhe kur do të përfundoj kjo çështje. Prandaj, përgjigjja "duhet të keni durim, se ne posa arritëm atje" është kurrfarë përgjigjje.

Aktualisht ajo që synohej u realizua: shtetet e Baskuara janë në Irak. Por shumë amerikanë, megjithqë nuk dëshirojnë të tërhien nga misioni, dëshirojnë ta shohin një plan që çon kah kthimi në shtëpi. Së pari Amerika u nis në luftë për ta ndërruar regjimin në Irak. Pastaj qëllim i administratës ishte që të eliminohen programet e Irakut për armatim kimik, biologjik dhe bërthamor dhe përfundimisht të shkatërrohet infrastruktura e tij terrosite. Këtë e tha edhe nënsekretari i mbrojtjes Douglas Feith në shkurt të këtij viti. Tash, kemi një Irak demokratik dhe më tepër vende liridashëse në Lindjen e Mesme, që ne e dëshiruam. Çështja se a ka pasur armatim për shkatërrim në masë dhe rrjet terrorist brenda Irakut në kohën e invadimit tash mbetet e hapur. Poashtu, ia vlenë të debatohen edhe për çështjen se a do të mund të krijohen regjime në Lindjen e Mesme që pasqyrojnë afinitet për pushtetin e ligjit dhe respekt për të drejtat individuale. Por, ajo që nuk ka nevojë për debat është se aktualisht trupat amerikane ende po vriten në të ashtuquajturin Irak të çliruar.

Prandaj, është koha e fundit, që amdinistrata të paraqesë disa detaje, përfshirë këtu edhe objektivat për një rikonstruktim ekonomik dhe politik të Irakut. Administrata duhet ta shpallë një orar për arritjen e këtyre objektivave, sepse në të kundërtën, si do ta dijë populli amerikan se a janë arritur qëllimet". Së paku administrata do të duhej të tregonte se sa dollarë nga taksat e amerikanëve do të shkojnë në Bagdad dhe për sa kohë.
XS
SM
MD
LG