Ndërlidhjet

NOVI SAD


Drejtuesja e Fondit për të drejtën humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiq vlerëson se ''Kosova do të jetë e pavarur nga Serbia'', duke thënë se kjo është ''fakt'', sepse katër vite pas luftës ajo funksionon ''plotësisht e pavarur nga Serbia''.
Në një intervistë për gazetën ''Dnevnik'' të Novi Sadit, Natasha Kandiq ka thënë se ''nuk do të ketë polici, as ushtri dhe as pushtet serb në Kosovë'',duke shtuar se do të ketë pjesëmarrje të serbëve në ate pushtet ''për aqë sa popullata serbe në Kosovë do t'e dëshirojë këte''.
Tash është e ''pamaundur të paramendohet ndonjë bashkim '', ka thënë Kandiq duke bërë thirrje që ''autoritetet serbe të ndërpresin me provokimet që bëjnë kohëve të fundit '', sikurse nxitja e pandërprerë e opinionit ''për vazhdimin e qëndrimit armiqësor ndaj shqiptarëve''.
XS
SM
MD
LG