Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se programet e Iranit për të zhvilluar armë jokonvencionale janë kërcënim për sigurinë dhe qëndrueshmërinë në botë.
Shtetet e Bashkuara po punojnë me vende mike dhe aleatë për të penguar dhe parandaluar Iranin nga ndërtimi i raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi. Kështu ka deklaruar Michael Anton, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Këto deklarime kanë ardhur pas pohimeve të Izraelit se Irani me sukses ka kryer një provë të raketës Shahab 3.
XS
SM
MD
LG