Ndërlidhjet

TEHERAN


Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Mohammed ElBaradei tha se ai ka dakorduar me autoritetet e Iranit dërgimin e një ekipi të ekspertëve të IAE-së në Teheran javën e ardhëshme për të sqaruar përse Irani refuzon të nënshkruajë protokollin e Kombeve të Bashkuara që do të lejonte inspektime më të rrepta bërthamore.
''Pata një diskutim shumë konstruktiv e të hapur me ministrin Karrazi, se si t'a çojmë në drejtim pozitiv bashkëpunimin e Agjencisë dhe Iranit. Diskutuam nevojën për të dy palët që të bëjmë ç'është më e mira për të zgjidhur çështjet e hapura'', ka thënë ElBaradei pas bisedimeve me shefin e diplomacisë iraniane, Kamal Kharrazi.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shfaqur brengosje se Irani synon të zhvillojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG