Ndërlidhjet

SIDNEJ


Edhe më tej shtrohet pyetja lidhur me përdorimin e informatave të rrejshme të zbulimit nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë për të justifikuar shkuarjen në luftë kundër Irakut, pas pranimit nga ana e Shtëpisë së Bardhë se pretendimi i bërë nga presidenti George Bush lidhur me Irakun ishte mbështetur në dokumente të manipuluara.
Sot Agjencia kryesore australiane e zbulimit tha se ajo e dinte se Stejtdepartmenti amerikan kishte dyshime lidhur me pretendimet e Bushit, por kishte dështuar t'i tregojë kryeministri të Australisë,
John Howard lidhur me te. Howard kishte shfrytëzuar ato pretendime për të mbështetur luftën, ku dërgoi 2.000 trupa.
XS
SM
MD
LG