Ndërlidhjet

BAGDAD


Administratori civil amerikan i Irakut, Paul Bremer ka marrë pjesë në mbledhjen e parë në Bagdad të Këshillit Qeveritar të Irakut, një organ egzekutiv që u jep irakianëve fjalën në qeverisjen me vendin e tyre dhe përfaqëson të gjitha grupet e ndryshme të shoqërisë irakiane.
Këshilli është organi i parë egzekutiv që formohet që kur forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara dëbuan Saddam Husseinin para tre muajve.
''Jemi dëshmitarë të bërjes së historisë. Kjo është qeveria e parë pas-sadamiane, fillimi i një shteti të ri irakian që respekton të drejtat e njeriut ... që konsideronë demokracinë dhe raportetet konstruktive me botën '', ka deklaruar Entifadh Qanbar, zëdhënës i Kongresit Kombëtar Irakian.
Këshilli do të ketë kompetenca të emërojë ministra, të shqyrtojë ligje, të nënshkruaj marrëveshje dhe të miratoj buxhetin e vendit, por administratori Paul Bremer do të ketë kompetenca që të zhvlerësojë çfarëdo vendimi.
XS
SM
MD
LG