Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ka patur një takim me shefin në shkuarje të Zyrës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Reno Harnish, kurse temë kryesore kanë qenë bisedimet e pritura midis Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas fjalëve të zotit Harnish bisedimet me Beogradin mund të fillonin kah shtatori.
''I premtova Harnishit se do të marrim pjesë në bisedimet me Beogradin për çështje teknike. Jemi të gatshëm e nuk jemi inferior. Qeveria e Kosovës do të ketë përkrahjen e institucioneve të Kosovës për ato bisedime '', ka deklaruar kryeparlamentari Nexhat Daci.
XS
SM
MD
LG