Zëvendës kryeminiastri i Serbisë, Nebojsha Çoviq thotë se problemi i Kosovës është i asaj natyre që për te nuk duhet kërkuar zgjidhje vetëm në Kosovë, ose vetëm në Serbi dhe Mal të Zi, por më gjërë në mbarë rajon.
Çoviq ka shfaqur bindjen e tij se së shpejti do të arrihet gjer te ''dialogu fillestar i Beogradit me Prishtinën '', por ka thënë se ''bisedimet për çdo rast duhet të përgaditen mirë ''.
''Nuk na nevojitet marketing, apo dialog për hir të dialogut, por hapja e bisedimeve të palëve shqiptare e serbe, të cilat janë gozhduar tash e njëzet vite me kulminim të padurueshmërisë së madhe'', ka deklaruar Nebojsha Çoviq.