Ndërlidhjet

UASHINGTON


Para takimit ë sontëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara, George Bush në Uashington, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka thënë se shpreson që presidenti amerikan së shpejti do të marrë vendim nëse të dërgojë trupa paqëruajtëse në Liberi të tronditur nga luftime.
''Shpresoj se bisedimet e mia në Uashington do të jenë të dobishme për procesin në Liberi dhe se presidenti George Bush do të marrë vendim që shpresoj se do t'u sillte gëzime shumë njerëzve në ate rajon'', ka deklaruar Kofi Annan ''.
Përveç konflikteve vijuese në Kongo dhe Liberi bisedimet pritet të përfshijnë Irakun e pas-luftës, Afganistanin, luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit, përpjekjet për paqë në Lindje të Mesme dhe angazhimet për luftimin e varfërisë dhe SIDA-s anembanë botës.
XS
SM
MD
LG