Ndërlidhjet

PRISHTINË


Trupi i përbërë nga tre gjykatës ndërkombëtarë në Kosovë ka dënuar një nga komandantët e dikurshëm të UÇK-së, Rustem Mustafën të njoftur si komandant ''Remi'' me 15 vjetë burgim , kurse tre shokë të tij me nga 13, 10 e 5 vjetë burgim, nën akuzën për krime lufte të bëra në Kosovë gjatë konfliktit të viteve 1998-99.
Prokurori i kishte akuzuar të katërtit për torturime të shqiptarëve etnikë dë dyshuar për bashkëpunim me zyrtarët e Serbisë. ''Remi'' dhe dy të tjerë ishin akuzuar gjithashtu edhe për vrasje civilësh.
Të akuzuarit nuk kishin pranuar akuzën gjatë procesit gjyqësorë që kishte filluar në muajin shkurt.
''Akuza është totalisht e pa bazë'' , i kishte thënë Rustem Mustava kësaj gjykate të UNMIK-ut.
Kumtimi i dënimeve nxiti protesta të sërishme në Pudujevë, që kanë kaluar paqësishtë.
XS
SM
MD
LG