Ndërlidhjet

TIRANË


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson i ka bërë thirrje Shqipërisë që të përforcojë kontrollin e kufijve të sajë dhe të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke thënë se ''vendet që aspirojnë për anëtarësim në Aleancë duhet ti kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit të vetë e jo të jenë vetëm konsumues të sigurisë së ofruar nga NATO ''.
Në një intervistë për mediat vendore, Robertson ka thënë se ''bashkësia ndërkombëtare dhe NATO duan kontrol më të mirë të kufijve nga Shqipëria si dhe luftë më të vendosur kundër korrupsionit, trafikut ilegal dhe krimit të organizuar '', duke theksuar se ''këto aksione janë pjesë e luftës globale kundër rrjeteve terroriste që operojnë në botë ''.
Por George Robertson e ka lavdëruar ''rolin e rëndësishëm'' të Tiranës, si'ç e ka vlerësuar, në luftën globale kundër terrorizmit, e veçanërisht pjesëmarrjen e sajë në forcën paqëruajtëse në Irak.
XS
SM
MD
LG