Ndërlidhjet

TIRANË


Liderët e Shqipërisë i kanë thënë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, George Robertson gjatë vizitës në Tiranë se ata janë të vendosur që t'i bashkohen Aleancës.
Robertson dhe ambasadorët e NATO-s ndodhen në Shqipëri për të vlerësuar progresin që ka bërë vendi në përgatitjet për anëtarësimin e vetë eventual në Aleancën e Atlantikut Verior.
Presidenti Alfred Mosisiu ka falënderuar zyrtarët e NATO-s për ndihmën për reformimin e ushtrisë shqiptare dhe ka thënë se anëtarësimi eventuial i Shqipërisë në Aleancë gëzonë mbështetje të fuqishme në vendin e tij.
George Robertson i ka thënë presidentit Moisiu se Shqipëria mund të llogarisë në mbështejen e vazhdueshme të NATO-s.
XS
SM
MD
LG