Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komandanti më i lartë amerikan i operacioneve ushtarake në Irak, gjenerali John Abizaid ka thënë se sulmet kundër forcave të koalicionit të prira nga Shtetet e Bashkuara në ate vend mbajnë të gjitha shenjat e asaj që e ka quajtur ''fushatë klasike e tipit guerril''.
''Po shohim një oragnizatë celulash prej 6 deri 8 aëtarësh të armatiosur me granata dhe armë armë automatike që na sulmojnë në kohën dhe vendin që zgjedhin, por edhe ne i sulmojmë në kohën dhe vendin që zgjedhim. Dhe mendoj se të përshkruash këte si taktikë guerrile që ndërmerret kundër nesh është, siç e dini, përshkrim adekuat'', ka thënë gjenerali Abizaid, gjatë brifingut të mbrëmëshëm në Pentagon.
Ai ka thënë se ata marrin dihmë finansiare prej ndoshta liderëve të nivelit rajonal, por ka theksuar se forcat e Shteteve të Bashkuara do të qëndrojnë të paepura.
XS
SM
MD
LG