Ndërlidhjet

LONDËR


Policia britanike thotë se kufoma e gjetur afër Londrës i përngjan David Kelly, këshilltarit të humbur të ministrisë së mbrojtjes i cili ishte përmendur si burim i mundëshëm për një raport kontestues të radios shtetërore britanike lidhur me mënyrën e përdorimit të informacioneve të zbulimit për armët irakiane të zhdukjes në masë nga ana e qeverisë.
David Kelly kishte pranuar se kishte folur me korrespondetin e BBC-së, i cili më vonë pretendonte se zyrtarët e qeverisë kishin ''krehur'' informacionet e zbulimit nga dosja kyçe për armët irakiane për shkatërrim në masë.
Qeveria kishte shfrytëzuar informacionet për të justifikuar pjesëmarrjen e Britanisë në luftën e Irakut.
Kelly ishte zhdukur kur kishte dalë në sheti, dy ditë më vonë nga marrja në pyetje nga një komitet parlamentar që heton aferën.
XS
SM
MD
LG