Ndërlidhjet

MOSKË


Gazeta ruse Izvestia botoi letrën e një grupi të intelektualëve që protestojnë përjashtimin e shkrimeve të disidentëve nga epoka sovjetike, nga programet e detyrueshme shkollore. Intelektualët thonë se lista e të përjashtuarve fillon me romansierët si Boris Pasternak dhe Andrei Platonov si edhe me poeten Ana Akmatova dhe Osip Mandelstam. Pasternak fitoi çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1958 me romanin "Doktor Zhivago", ndërsa Mandelstam vdiq në kampin "Gulag" në vitin 1938.
XS
SM
MD
LG