Ndërlidhjet

PRESHEVË


Përfaqësuesit e partive politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në jug të Serbisë janë takuar të bisedojnë për një iniciativë për formimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, por në mbledhje nuk kanë marrë pjesë prefektët e Preshevës dhe Bujanocit, Riza Halimi dhe Nagip Arifi.
Është konkluduar të formohet grupi tre anëtarësh për të biseduar me prefektët Preshevës dhe Bujanocit të cilët në të ardhmen do të merreshin me çështjen e formimit sa më parë të këtij Këshilli.
''Formimi i Këshillit Kombëatar është i domosdoshëm sepse problemet e shqiptarëve të këtushëm, sikurse në arësim e shëndetësi nuk mund të zgjidhen në rrugë partiake'', ka thënë Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.
XS
SM
MD
LG