Ndërlidhjet

SEUL


Kryeministri britanik, Tony Blair nga vizita në Korenë Jugore u ka bërë thirrje mediave britanike të tregojnë ''respekt dhe vetëpërmbajtje'' duke mos spekuluar lidhur me vdekjen e këshilltarit shkencor të qeverisë, David Kelly. Bler ka thënë se duhet të kompletohet së pari një hetusei e pavarur lidhur me vdekjen e tij, ku ishte i gatshëm të paraqitet edhe vetë.
Kryeministri britanik ka thënë se nuk ka ndërmendë që të japë dorëheqie lidhur me vdekjen e punonjësit të ministrisë së Mbrojtjes, David Kelly , por ka thënë se do të marrë përgjegjësinë për çfarëdo gabimi që mund të ketë bërë qeveria e tij.
XS
SM
MD
LG