Ndërlidhjet

KABUL


Aramata e Shteteve të Bashkuara thotë se guerrilët Talibanë i kanë shtuar sulmet në Jug të Afganistanit.
Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, kolonel Rodney Davis ka thënë se të shtunën ishin vrarë afro 24 luftëtarë Talibanë gjatë një operacioni më të madh në dy muajt e fundit në Spin Boldak të Afganistanit.
Luftimet kishin filluar kur luftëtarë Talibanë sulmuan një konvoj të koalicionit dhe një post ushtarak afgan.
BRUKSEL
Ministri i Jashtëm izraelit, Silvan Shalom tha se ai u kishte tërhequr vëmendjen homologëve të tij evropian në Bruksel se programi i supozuar ushtarak bërthamor iranian paraqet kërcënim për mbarë botën.
Duke u folur reporterëve anash takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Shalom ka pretenduar se përpjekjet e Teheranit për të pasur armë bërthamore, ''mund të kërcënojnë Evropën dhe pjesët jugore të Rusisë ''.
Në Teheran, zëdhënësi i ministrisaë së jashtëme i ka demantuar këto pretendime dhe ka thënë se Irani kurrë nuk ka kërcënuar ndonjë vend tjetër kurse armët e tij janë ''defanzive dhe zbrapëse''.
XS
SM
MD
LG