Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan ka shfaqur shpresën se Këshilli i Sigurimit do t'i japë përkrahje Këshillit Qeveritar Irakian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Annan u ka deklaruar reporterëve se formimi i atij Këshilli ishte hap pozitiv dhe meriton mbështetje sepse është përfaqësues i gjërë i popullit irakian.
Por Annan ka thënë gjithashtu se duhet të ketë një orar për ti dhënë fund okupimit të Irakut të prirë nga Shtetet e Bashkuara, me hapa të qartë që do të shpienin në rivendosjen e një qeverie irakiane.
Në një raport për Këshillin e Sigurimit, Annan thotë se egzistonë një dëshirë e përgjithëshme për vetë-qeverisje në Irak dhe se demokracia nuk mund të imponohet nga jashtë.
XS
SM
MD
LG