Ndërlidhjet

MOSKË


Nga Kosova sot u larguan edhe ushtarët e fundit rus, pjesëtarë të forcës paqëruajtëse të udhëhequr nga NATO, kurse komandanti i kontingjentit, Nikollaj Krivencov bashkë me 50 oficerë largohen nesër në mëngjes.
Krivencov ka deklaruar se është i kënaqur me punën e ushtarëve rusë të cilët siguronin aeroportin e Prishtinës në Slatinë dhe u ofronin ndihmë humanitare dhe mjekësore popullsisë.
Sipas vendimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin ushtarët rusë largohen nga Kosova dhe Bosnjë –Hercegovina deri në 1gusht.
XS
SM
MD
LG