Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell dhe këshilltarja për sigurinë kombëtare, Condoleezza Rice kanë takuar mbrëmë në Uashington kryeministrin e Serbisë, Zoran Zhivkoviq i cili në krye të një delegacioni ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara.
Zoran Zhivkoviq u ka përcjellë zyrtarëve amerikanë vendosmërinë e qeverisë në Beograd që t'i mbetet besnike reformave dhe përparimit demokratik dhe ekonomik.
Zhivkoviq ka deklaruar se gjatë bisedimeve me sekretarin amerikan të shtetit ka marrë mbështeje për vazhdimin e reformave, veçanërishtë në fushën e jurispuidencës dhe ekonomisë.
Lidhur me bashkëpunimin me Tribuanlin e Hagës, Zhivkoviq ka thën se ''po të ndodhet'' i kërkuari i Gjykatës së Hagës, gjenerali i serbëve të Bosnjës ''Ratko Mlladiq në territorin tonë dhe po të përcaktojmë se ku gjendet, arrestimi i tij nga ana jonë është vetëm çështje teknike''.
XS
SM
MD
LG