Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët më të lartë të ushtrisë amerikane thonë se Shtetet e Bashkuara po rrisin presionin ndaj vendeve tjera për të dërguar trupa në Irak për të ndihmuar angazhimet stabilizuese atje.
Kryeshefi i Shtabit të përbashkët të forcave të armatosura, gjenerali Richard Myers, duke folur para komitetit përkatës të Senatit ka thënë se deri tash 19 vende kanë dërguar trupa në Irak që t'i bashkohen forcave amerikane, kurse 15 vende tjera janë dakorduar të dërgojnë forca.
Por ai ka thënë se forca rezultuese e jashtëme prej 20 deri 30 mijë ushtarë nuk do të mjaftojë për zvogëlimin e pranisë ushtarake amerikane në Irak në një të ardhme të afërt. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë afro 150 mijë trupa në Irak.
Ndërkohë, nga Sofja njoftohet se 30 ushtarë bullgarë kanë arritur në Irak si pararoje e bataljonit prej 500 trupave që eventualisht do të dërgohet atje.
XS
SM
MD
LG