Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka takuar kryeministrin palestinez, Mahmmoud Abbas në Shtëpinë e Bardhë në një sesion që dy burrat e quajtën të ''frytshëm e të mirë''.
''Kryeministri Abbas dhe Unë ndajmë qëllimin e përbashkët : Paqë në Tokën e Shenjtë midis dy shteteve të lira dhe të sigurta, Palastina dhe Izraeli. Arritja e këtij qëllimi do të kërkojë nga të gjitha palët të përmbushin përgjegjësitë e veta '', ka deklaruar George Bush duke kritikuar edhe ndërtimin e gardhit të sigurisë përgjatë dhe brenda kufijve të Bregut perëndimorë nga ana e Izraelit.
Kryeministri Mahmmoud Abbas ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara për ndihmën finansiare dhënë palestinezëve dhe për ato që i quajti ''përpjekje të pakursyera'' Amerikane në mbështetje të planit të paqës, për zbatimin e të cilit tha se është arritur progres, por ka shtruar edhe disa kërkesa.
''Është arritur një progre, por duhet bërë hapa në kuptimin e lirimit të të burgosurve, heqjen e blokadës së presidentit Arafat, tërheqien e Izraelit nga rajonet palestineze dhe lehtësimin e lirisë së qarkullimit të palestinezëve'', ka thënë kryeministri Abbas.
XS
SM
MD
LG