Ndërlidhjet

NOVI SAD


Kryetari i nënkomisionit kushtetues për organizimin territorial të Serbisë, Nenad Çanak thotë se ky nënkomision ka arritur pajtueshmërinë se Serbia është shtet i përbërë nga krahinat autonome të Vojvodinës dhe Kosovës, me mundësi që brenda tre vitesh sipas çelësit gjeografik të themelohej edhe ndonjë krahinë.
Sipas fjalëve të Nenad Çanak, kur është në pyetje Kosova, nënkomisioni konsideron se duhet të thuhet vetëm ajo se statatusi i saj është përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, siç vlerëson ai.
''Lidhur me Kosovën, përtej atij formulimi ne as kemi dashur as kemi dëshiruar të shkojmë '', ka thënë Çanak.
Ai ka thënë se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare janë të kënaqur me zgjidhjet për decentralizim të Serbsië që i ka ofruar deri tash ky nënkomision.
XS
SM
MD
LG