Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara do paguajnë rreth 250 milionë dollarë për vendosjen e rreth 9 mijë trupave polake në në Irak, si pjesë e forcës ndërkombëtare të sigurisë. Kjo është mundësuar pas nënshkrimit të nëj marrëveshjes mes dy vendeve.
Lidhur me këtë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher tha:
"Disa vende janë të gatshme të marrin pjesë në forcën e sigurisë në Irak, por nuk kanë mundësi dhe burime për të bërë një gjë të tillë. Ne e kemi parë këtë problem dhe mund të ndihmojmë."
Rreth 30 vende kanë shprehur dëshirën të marrin pjesë në forcën shumëkombëshe në Irak.
XS
SM
MD
LG