Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuar, George Bush thotë se vdekja e dy djemëve të Saddam Husseinit shënon një përparim në të bindurit e popullit irakian se regjimi i vjetër ka perënduar përgjithmonë.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Bush ka thënë se mbetet e pamundur të parashihet se kur do të kapet vetë Saddam Husseini, por ka theksuar se ai vend u çlirua nga tirania.
''U mbushën vetëm 90 ditë nga përfundimi i operacioneve më të mëdha luftarake në Irak. Vendi u çlirua nga tirania dhe ndodhet në rrugën e vet-qeverisjes '', ka deklaruar presidenti, George Bush.
Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht Evropës, që t'u bashkohen Shteteve të Bashkuara në përpjekje konkrete për të dekurajuar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG