Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara ka ofruar pesëdhjetë mijë euro për informatë që do të shpiente në arrestimin e dorasit që vrau nga fundjava oficerin e parë të policisë ndërkombëtare në Kosovë nga një pritë në veri të Kosovës.
Stefan Feller, shef i policisë së Kombeve të Bashkuara shpalli shpërblimin derisa ekipe speciale të policisë kanë ndërmarrë hetime lidhur me vrasjen e Satish Manon, polic 43 vjeçar nga India.
Manon ka qenë duke udhëtuar me një automobil të Kombeve të Bashkuara në një rrugë rreth 45 kilometra në veri të Prishtinës. Shoferi i veturës, një oficer nga Britania, ka shpëtuar i pa lënduar.
XS
SM
MD
LG