Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell ka takuar sot shefin e ri të UNMIK-ut, ish kryeministrin finlandez, Harri Holkeri për ta siguruar ate për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në detyrën e tij, njofton Stejtdepartmenti.
Zëdhënësi Philip Reeker u ka deklaruar reporterëve se sekretari i shteit i ka uruar Holkerit postin e ri dhe e ka siguruar për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në angazhimet që do të ketë ai në Kosovë.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan emëroi Holkerin të deleguar të tij të ri për Kosovën nga fundi i muajit.
XS
SM
MD
LG