Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka publikuar mbrëmë një raport në të cilin thuhet se terroristët e al Kaidës kanë bashkëpunuar me regjimin e presidentit të dëbuar irakian, Saddam Hussein për të futur në dorë armë për shkatërrim në masë.
Dokumenti citon një operues të arrestuar të al Kaidës duke thënë se Osama bin Laden kishte kthyer në Irak pasi kishte konkluduar se grupi i tij nuk do të mundej të prodhojë në mënyrë të pavarur armë kimike apo biologjike.
Në raport thuhet se ''Iraku ishte pajtuar që të ofrojë stërvitje për armët kimike-biologjike për dy bashkëpunëtorë të al Kaidës duke filluar nga dhjetori i vitit 2000''.
XS
SM
MD
LG