Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq thotë se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, sipas së cilës përmendja e Kosovës në kushtetutën e re të Sërbisë është provokim i rëndë, fletë se ''disa strukturave politike shqiptare aspak nuk u ka mbetur tek dialogu''.
Kryeministri Bajram Rexhepi ka deklaruar ditë më parë se paralajmërimet se Kosova do të përmendet në kushtetutën e Sërbisë si pjesë e saj ''është provokim i rëndë'' që do të pamundësojë dialogun e Prishtinës dhe Beogradit.
Nebojsha Çoviq thotë se Kosova sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit është pjesë e Serbisë e Malit të Zi, duke shtuar se ''po të mos jetë ashtu të gjithë duhet të na thonë se si është ''.
''Është e saktë, thotë Çoviq, se me Rezolutën Kosova është protektorat ndërkombëtar, por se nuk është e saktë se Kosova është e pavarur''.
XS
SM
MD
LG