Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq e ka vlerësuar si ''politikisht të pamatur'' rrefuzimin e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pandeli Majko që të marrë pjesë në konferencën e ardhëshme për sigurinë rajonale në Podgoricë për shkak të qëllimeve të autoriteteve të Beogradit që në kunshtetutën e ardhëshme të Sërbisë të shpallin Kosovën si pjesë të saj.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pandeli Majko deklaroi dje se autoritetet e Beogradit përgadisin,si'ç e quajti, ''kushtetutën e konfliktit'', sepse në ate kushtetutë Kosova përfshihet si pjesë e territorit të Sërbisë, e tha se nuk mundet të ulet në të njejtën tryezë me ministrin e Mbrojtjes vendi i të cilit përgatitë kushtetutë të tillë.
Duke reaguar ndaj këtij vlerësimi të ministrit të Shqipërisë, Nebojsha Çoviq shtronë pyetjen: ''Nëse Kosova nuk është në Serbi, atëherë ku ndodhet? Mos vallë ndodhet në Shqipëri'', thotë Nebojsha Çoviq.
XS
SM
MD
LG