Ndërlidhjet

NJU JORK


Administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer citohet duke thënë se qindra militantë islamist të cilët ishin arratisur nga Iraku gjatë luftës janë kthyer sërish dhe planifikojnë sulme terroriste.
Në një interevistë për gazetën Nev York Times Bremer ka thënë se luftëtarë nga radhët e Ansar al-Islam, një grup militant që thuhet se është i ndërlidhur me rrjetin terrorist al Kaida, janë kthyer në Irak nga Irani.
Ai ka thënë se informatat e zbulimit sugjerojnë se Ansar al-Islam planifikonë sulme terroriste në shkallë të gjërë, prandaj forcat e koalicionit duhet të jenë vigjilente.
XS
SM
MD
LG