Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara thonë se një ushtar amerikan në Irak ka vdekur me gjasë nga goditja e valës së të nxehtit duke udhëtuar dje me konvojin e tij, kurse ekspertët parashohin që temperaturat të arrijë nesër në Bagdad 48 gradë celsius.
Nga një sulm me granata në kompleksin e Univerzitetit të Bagdadit janë plagosur dhjetë irakianë dhe dy ushtarë amerikan, kurse më në veri të Irakut janë plagosur edhe dy ushtarë amerikanë nga një sulëm me bomba.
Në Basra, gjatë protestave për shkak të mungesave të karburanteve dhe energjisë elektrike një irakian është vrarë kurse tetë të tjerë janë plagosur.
Gjithashtu në Basra një irakian ka vrarë nga pusia një oficer sigurie nga Nepali.
Administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer ka thënë se qindra militantë islamist që ishin arratisur nga Iraku gjatë luftës-janë kthyer prap dhe planifikojnë sulme terroriste.
XS
SM
MD
LG